Militantët e “Al-Qaeda” kanë ndërmend të dëbojnë me forcë nga këto territore luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të pushtojnë kalimet kufitare në kufirin siriano-turk, për të marrë nën kontrollin e vet flukset e armëve dhe municioneve nga Turqia, si dhe kontrabandën e naftës siriane.

Supozohet se militantët e organizatës “Al-Qaeda” do të ndërmarrin veprime aktive menjëherë pas përfundimit të Ramazanit - më 8-9 gusht.