Mostra e gjakut të tij është marrë më 16 maj të këtij viti.

"Nuk besoj se bëhet fjalë për ndonjë komplot - tha Tyson Gay. - Unë thjesht u mbështeta tek njerëz, të cilët më zhgënjyen. Unë bëra gabim. Tani më duhet të mungoj në etapën "Diamond League" në Monako si dhe në Kampionatin Botëror në Moskë".

Përveç kësaj, xhamajkani i famshëm Asafa Powell nuk e kaloi testin e dopingut. Por ai e mohon kategorikisht përdorimin e steroideve.

Kampionati Botëror i Atletikës së Lehtë do të mbahet në Moskë nga 10 deri më 18 gusht.