Vendin e parë në renditje e zuri SHBA-ja (15.684 trilionë $) e ndjekur nga Kina (12.674 trilionë $). Dy vende aziatike, India dhe Japonia, u pozicionuan në vendin e tretë dhe të katërt (respektivisht me 4.793 dhe 4.49 trilionë $).

Në përputhje me statistikat zyrtare të vendeve, Rusia renditet vetëm në vendin e tetë, duke u pozicionuar pas Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Brazilit, por duke anashkaluar Indinë. Fakt është se vlerësimi i Bankës Botërore pasqyron vëllimin e ekonomive të vendeve të ndryshme duke marrë parasysh fuqinë reale blerëse të valutave.