Sportisti arriti shpejtësinë 458 km/h me motorin e tij "Suzuki Hayabusa" dhe më pas humbi kontrollin e mjetit e doli jashtë korsisë së rrugës. Warner ndërroi jetë në një spital lokal 75 minuta pas aksidentit me motor.

Shpejtësia aktuale rekord e vendosur për motoçikletat i përket tashmë të ndjerit: në vitin 2011, në të njëjtën bazë, ai arriti shpejtësinë 501 km/h, duke përshkuar 2.5 km. Këtë herë Warner kishte planifikuar të ecte me shpejtësinë 483 km/h duke përshkuar distancën vetëm 1.6 km.