Tragjedia ndodhi në shtetin e Rajasthan që ndodhet në veriperëndim të vendit. Sipas njoftimeve të mediave, avioni po kryente një fluturim të rregullt trajnimi dhe u rrëzua gjatë uljes. Shkaku i aksidentit ajror po hetohet.

Gjatë disa viteve të fundit Forcat Ushtarake Ajrore të Indisë kanë humbur në aksidente më shumë se 15 helikopterë dhe disa dhjetra gjuajtës.