Sipas fjalëve të Merkel, Gjermania do të dëshironte t’i propozonte BE-së një legjislacion të unifikuar mbi mbrojtjen e të dhënave në vend të ligjeve të veçanta në secilin shtet. Kancelarja është e bindur se gjigandët e Internetit, të tillë si Google dhe Facebook, duhen detyruar ligjërisht të bëjnë publike metodat e tyre të transmetimit të informacionit.