Avionët mbërritën nga deti, njoftoi kompania televizive ruse RT me referim tek një burim i mirëinformuar.

Më 5 korrik në qytetin sirian të Latakia u shkatërrua një arsenal raketash. Për sulmin ajror në fjalë akuzohet Izraeli. Pikërisht për shkak të faktit se avionët që bombarduan depot ushtarake kishin ardhur nga deti, u përhap informacioni se izraelitët kishin përdorur raketa kruz, të lëshuara nga nëndetëset.

Nëse të dhënat se një vend mysliman ka ndihmuar Izraelin të sulmojë një vend tjetër mysliman do të konfirmohen, atëhere Turqia mund të ndodhet në një pozitë shumë të vështirë.