Militantët e goditën autobusin me raketë. Si rezultat i këtij akti monstruoz 3 persona mbetën të vrarë në vend, ndërsa 14 të tjerë u plagosën. Shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, militantët kishin ndërmend të qëllonin autokolonën ushtarake, e cila shoqëronte autobusin, por goditën jo objektivin e synuar.

Grupe të shumta ekstremiste kanë intensifikuar veprimtarinë e tyre në Sinai pas rrëzimit nga pushteti të Presidentit Mohammed Mursi. Ushtria egjiptiane ka ndërmarrë një operacion ushtarak në shkallë të gjerë për të ndjekur penalisht militantët.