Takimi po mbahet në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës me kërkesën e vetë Snowden. Përkundër faktit se pjesëmarrësit në këtë takim janë të pajisur me telefona, ata nuk e filmojnë Snowden në kamera me kërkesë të këtij të fundit.

Snowden fshihet nga Shtetet e Bashkuara pas bërjes publik të informacionit të klasifikuar mbi mbikëqyrjen nga ana e organeve amerikane të inteligjencës të të dhënave personale të qytetarëve në Internet.