Beteja nën lokalitetin Prohorovka u zhvillua më 12 korrik të vitit 1943 gjatë fazës së mbrojtjes të Betejës së Kurskut. Ajo konsiderohet të jetë një nga betejat më të mëdha, më grandioze në historinë ushtarake me përdorimin e tankeve. Gjatë betejës forcat e Wermacht-it dështuan në përpjekjen për pushtimin e Prohorovka dhe thyerjen e mbrojtjes së trupave sovjetike.