NRA ka vendosur të ngrejë një grup pune për ndalimin e ndotjes së mëtejshme të ujërave bregdetare.

Uji i kontaminuar që rrjedh prej elektrostacionit atomik absorbohet nga toka dhe më pas depërton në det. Që nga marsi në bodrumet e reaktorëve dhe në sistemin e kullimit (drenazhit) të centralit bërthamor janë akumuluar më shumë se 360 mijë ton ujë radioaktiv. Çdo ditë vëllimi i tij rritet me afërsisht 400 ton për llogari të ujërave nëntokësore.