Në këtë forum, përveç delegatëve të rangut të lartë nga 40 vende afrikane dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Federatës Ruse, marrin pjesë edhe anëtarët e Komitetit hartues të aplikimit të Ekaterinburgut për pritjen e Ekspozitës Botërore Expo 2020.

Bogdanov theksoi në veçanti interesin e madh të Rusisë për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe rritjen e partneritetit ekonomik me vendet afrikane.

"Forumi do të ofrojë një mundësi unike për të njohur mysafirët afrikanë të rangut të lartë me potencialin industrial të rajonit të Uraleve dhe me produktet e prodhuesve më të mëdhenj rusë. Përveç kësaj, kjo veprimtari do të mundësojë prezantimin e Ekaterinburgut si një kandidat për pritjen e Ekspozitës Botërore Expo 2020", - theksoi Mihaill Bogdanov.