Ajo rrezikon të dënohet me heqje lirie deri në 12 vjet. Meshael Alayban u arrestua pasi një ish-shërbëtore e shtëpisë së saj - shtetase e Kenias - njoftoi në polici se Meshael Alabayn e ka mbajtur atë në shtëpinë e vet në Kaliforni kundër vullnetit të saj dhe e ka detyruar të punojë si shërbëtore. Gruas në fjalë i morrën pashaportën dhe nuk e lejonin të largohej.

Gjyqtari e detyroi Meshael Alayban të paguajë detyrimin (pengun) prej 5 milionë dollarësh, e obligoi atë të mbajë një sensor GPS për të ndjekur të gjitha lëvizjet e saj, si dhe e ndaloi të largohet nga vendi pa paralajmërim.