Avioni, i cili me sa duket po fluturonte nga Jordania, dha sinjalin e alarmit (SOS) për shkak të bllokimit, disfunksionimit të sistemeve hidraulike. Për të pritur avionin në aeroportin ndërkombëtar “Ben-Gurion” po përgatiten gjithashtu edhe brigadat zjarrfikëse, të cilat kanë mbuluar me shkumë pistën e fluturimit, njoftoi burimi.