Në këtë forum do të marrin pjesë më shumë se 100 delegatë nga 40 vende afrikane. Midis pjesëmarrësve të tij janë ministra dhe zëvendësministra të Punëve të Jashtme, të industrisë dhe tregtisë, përfaqësues të komunitetit të biznesit, dhomave të tregtisë dhe industrisë të Rusisë dhe Afrikës, shkencëtarë dhe ekspertë të autoritetshëm.

Forumi do të shndërrohet në një platformë për diskutimin e bashkëveprimit midis Rusisë dhe vendeve të Afrikës në lidhje me një rreth të gjerë çështjesh, duke përfshirë këtu edhe realizimin e projekteve të investimeve të përbashkëta.

Në programin e forumit është parashikuar pjesëmarrja e delegacioneve të huaja në Ekspozitën Ndërkombëtare "Innoprom 2013", ku do të bëhet e mundur njohja me potencialin industrial të rajonit të Uraleve.