Këtë e deklaroi me bindje të plotë sot në forumin "Uralet-Afrika", i cili po zhvillohet në margjinat e ekspozitës ndërkombëtare industriale "Innoprom 2013" në Ekaterinburg, Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev.

"Ekaterinburgu është një vend i shkëlqyer për organizimin e një evenimeti të tillë madhështor. Unë nuk e di nëse ne do të mund të fitojmë, por ne po përpiqemi shumë megjithatë për ta arritur këtë qëllim dhe po tentojmë të demonstrojmë se jemi me të vërtetë kandidatura më e mirë", - tha Kreu i Qeverisë ruse.