Për këtë njoftoi të enjten Zëvendës kryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin. Ai shtoi gjithashtu se ky komplet i pajisjeve luftarake është miratuar tashmë për përfshirje në armatimet e ushtrisë së Federatës Ruse.

"Luftëtari" është një komplet pajisjesh luftarake moderne i destinuar për "ushtarin e së ardhmes". Ai kombinon në vetvete armë zjarri të lehta moderne, komplete efektive mbrojtjeje, mjetet e zbuluesit dhe pajisjet e ndërlidhjes. "Luftëtari" garanton gjithashtu mbrojtjen efektive të ushtarit nga faktorë të ndryshëm të dëmshme në fushën e betejës.