Klerikët e Kishës Orthodhokse Greke së bashku me ushtarakët e ushtrisë së Greqisë nxorrën kryqin nga Katedralja dhe nën tingujt kumbues të kambanave dhe muzikës së bandës ushtarake e çuan atë në aeroport.

Me ardhjen e kryqit në Rusi do të fillojë një seri festimesh, të cilat i dedikohen përvjetorit të 1025-të të Pagëzimit të Rusisë.

Sot në Katedralen e Kazanit në Shën Petersburg shenjtërorja do të pritet nga Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill.