Ismail Korkmaz mori plagë dhe trauma të rënda gjatë aksioneve antiqeveritare të 2 qershorit të këtij viti, pas 38 ditësh ai ndërroi jetë në spital, duke u bërë viktima e 5-të e trazirave, të cilat filluan në ditët e para të muajit të kaluar. Gjithsej, si rezultat i plagëve dhe lëndimeve të marra, që nga fillimi i protestave kanë humbur jetën 4 protestues dhe një polic.