Me rastin e kësaj ngjarjeje Ambasadori i Rusisë në Danimarkë Mihaill Vanin nga faqja e site-it të ri iu drejtua lexuesve të tij me këto fjalë:

Të dashur miq! Ne jemi të kënaqur që faqja e Internetit e "Zërit të Rusisë" tashmë është në dispozicion për publikun danez në gjuhën e tyre.

"Zëri i Rusisë" është një radiokompani shtetërore, e cila transmeton programe nga Moska për vendet e huaja që nga viti 1929. Me hapjen e faqes së Internetit në gjuhën daneze ajo tashmë punon në Internet në 39 gjuhë. Faqja e Internetit e "Zërit të Rusisë" ofron informacion aktual mbi vendin tonë dhe ngjarjet që ndodhin në të, si dhe njeh opinionin publik me këndvështrimin rus rreth ngjarjeve që ndodhin në botë.

Ne shpresojmë se "Zëri i Rusisë" do të gëzojë popullaritet në Danimarkë. Ne gjithashtu shpresojmë se informacioni i postuar në faqen e tij do të ndihmojë për kapërcimin e barrierave kulturore, promovimin e mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe afrimin e mëtejshëm mes popujve të Rusisë dhe Danimarkës.

I urojmë autorëve të faqes së Internetit në gjuhën daneze të "Zërit të Rusisë" suksese në punën e tyre të rëndësishme dhe të nevojshme!