Vendimi në fjalë u morr në bazë të rezultateve të inspektimit të ndërmarrjeve greke.

"U morr vendimi për të ndaluar plotësisht importin e produkteve të gatshme për konsum të mishit dhe të qumështit, - njoftoi zëdhënësi i Autoritetit rust të Kontrollit Ushqimor. - Inspektimi konstatoi se në fabrikat e përpunimit përdoret lëndë e parë e marrë nga ato ndërmarrje që nuk janë të certifikuara për eksportin e produkteve ushqimore në Rusi dhe vendet e tjera të Bashkimit Doganor".