Presidenti i KEH i parashtroi Kryeministrit rumun Viktor Ponta ligjin model për tolerancën.

Presidenti i KEH rrëfeu se miratimi në nivel kombëtar i ligjit model mbi tolerancën do të jetë një bazë e madhe juridike, dispozitat e të cilit do të ndihmojnë vendet e BE-së, në praktikë, të luftojnë nëpërmjet masave legjislative ksenofobinë dhe intolerancën racore. Viaçesllav Kantor shprehu besimin e vet se Rumania ka shumë mundësi të bëhet vendi i parë në BE, i cili mund të miratojë ligjin kombëtar mbi tolerancën.