Disa qindra mësues erdhën pranë Ministrisë së Arsimit për të protestuar kundër shkurtimeve nga puna. Pasi disa nga protestuesit thyen gardhin rrethues në hyrje të ministrisë dhe depërtuan në oborr, forcat speciale përdorën gazin lotsjellës dhe i shtynë mbrapsh protestuesit me mburoja. Pas kësaj situata përpara ndërtesës së Ministrisë së Arsimit u normalizua, edhe pse mësuesit vazhdojnë të qëndrojnë ende aty.