Asnjë prej anëtarëve të ekuipazhit fatmirësisht nuk u lëndua, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ushtarake Detare greke.

"Nuk ka probleme lidhur me sigurinë e nëndetëses, ajo nuk ka pësuar asnjë dëm", - thuhet në njoftim. Aksidenti ndodhi 50 metra nga bregu. Tani nëndetësja po rimorkiohet për t’u dërguar në bazë.