Aktualisht në Kazan janë hapur 35 pika shitje të biletave për garat sportive. Pika për shitjen e biletave janë hapur në arkat (biletaritë) e qytetit si dhe në objektet sportive të Universiadës.

Gjithashtu biletat për garat sportive të japin të drejtën për të vizituar Parkun e Universiadës.

Për të shmangur radhët e gjata organizatorët këshillojnë blerjen e biletave online në faqen e Internetit www.kassir-kazan2013.ru. Biletat elektronike nuk është e nevojshme të shkëmbehen me bileta të formatit origjinal.