Javën e kaluar përfaqësuesit e dy vendeve, gjatë bisedimeve 2-ditore të punës, ranë dakord të organizojnë që nga 10 korriku udhëtimet e biznesmenëve koreanojugorë në Zonën e përbashkët industriale koreane Kaesong si dhe të mbajnë takimin e radhës për diskutimin e kushteve të rifillimit të funksionimit të kompleksit industrial në fjalë.

Grupi i punës i koreanojugorëve mbërriti ditën e martë në Korenë e Veriut për përgatitjen e negociatave.