Pjesëmarrësit dhe mysafirët e Universiadës blejnë suvenire kushtuar qytetit, Rusisë dhe Lojrave Studentore. Ndër to ka edhe një risi - suveniret "Ajri i Kazanit".

Dhurata përbën në vetvete një kuti konserve të rrumbullakët. Në etiketën e saj është pasqyruar Xhamia e famshme Kul Sharif në sfondin e qiellit blu. Prodhuesit konfirmojnë se tani kushdo që dëshiron mund të marrë me vete në shtëpi një pjesëz të Kazanit dhe frymës së Universiadës.

Kostoja e këtij suveniri është 7 euro.