Kjo ka bërë që vendi të vendosë një rekord 25-vjeçar në nxjerrjen e "arit të zi".

Sasia më e madhe e naftës është nxjerrë vetëm në vitin 1988. Asokohe vëllimi mesatar i naftës që nxirrej për një ditë në Republikën Socialiste Federative Sovjetike të Rusisë arrinte në 11 milionë e 70 mijë fuçi. Më pas kjo sasi filloi të binte dhe arriti minimumin e saj historik në vitin 1996 - 6 milionë e 60 mijë fuçi në ditë. Vitin e kaluar kjo shifër rezultoi të jetë 10 milionë e 370 mijë fuçi.