Të shtunën Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Urmas Reinsalu, përshëndeti pjesëmarrësit e tubimit "Bashkimi i luftëtarëve për lirinë e Estonisë", i cili bashkon në radhët e veta veteranët e trupave SS, duke u shprehur atyre mirënjohjen për qëndresën e rezistencën ndaj regjimeve totalitare dhe besnikërinë ndaj idealeve të lirisë.

Sipas fjalëve të Ministrit Reinsalu, "popujt që jetonin në Estoni gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore pësuan humbjet më të rënda nga regjimet totalitare të Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Nacional Socialiste që kishin pushtuar republikën".