Përfaqësuesit e organizatave shoqërore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India theksojnë se incidenti ka ndodhur të shtunën që sapo kaloi, por tragjedia u bë e njohur vetëm të martën.

Pekini zyrtar nuk e ka komentuar fare lajmin. Gjatë viteve të fundit më shumë se 100 tibetianë kanë kryer vetëflijim në shenjë proteste kundër presionit të vazhdueshëm të autoriteteve kineze.