Në vend të tyre ata morrën me vete tableta “iPad Mini”. Eksperimenti, i cili u realizua në bordin e aeroplanit të transporti “C-21A”, u cilësua si i suksesshëm.

Sipas vlerësimeve të ushtrisë, përdorimi i “iPad” e lehtësoi shumë drejtimin e avionit. Përveç kësaj, kjo do të reduktojë ndjeshëm shpenzimet.

Pilotët e avionëve të transportit marrin në bord deri në 22 kg harta prej letre dhe udhëzime fluturimi. I gjithë dokumentacioni në bordin e avionit ndryshohet çdo 2 muaj për shkak të përditësimit të rregullt të të dhënave. Për zëvendësimin e "letrave" në bordin e një aeroplani të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së çdo vit shpenzohen deri në 25 mijë dollarë.