Rreth 1 mijë pasagjerë të një treni me dy nivele u ndodhën midis rrjedhave të ujit, të cilat arrinin deri në dritaret e poshtme të tij.

Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, automobilistët u ngjitën nëpër pemë, duke braktisur makinat në rrugën e përmbytur paralele me hekurudhën.

Kryetari i Bashkisë i Torontos u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, duke iu referuar parashikimeve të meteorologëve, të cilët nuk presin një përfundim të shpejtë të fatkeqësisë së shfrenuar natyrore.