Një ushtarak sllovak u vra, ndërsa dy ushtarë të tjerë u plagosën rëndë. Tre të tjerë morrën plagë të lehta.

Incidenti ndodhi në aeroportin e Kandaharit në jug të Afganistanit. Këtu janë bazuar mijëra trupa të kontingjentit ndërkombëtar. Gjithashtu në këtë zonë janë të dislokuar edhe ushtarakët afganë.

Ushtaraku afgan që hapi zjarr është arrestuar dhe po merret në pyetje.