Të shpëtuarit do t’u dorëzohen autoriteteve greke dhe do të strehohen përkohësisht në një qytet të vogël në bregdet. Ç’është e vërteta kryetari i bashkisë së qytetit u ankua për mangësitë e këtij vendstrehimi për të mbijetuarit.

Operacioni për shpëtimin e emigrantëve ndodhi një ditë pasi Papa Françesku vizitoi ishullin italian të Lampedusa, ku ai u lut për emigrantët që u mbytën në det me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë në Europë.