Dokumenti sugjeron thirrjen brenda dy javëve të Asamblesë Kushtetuese për ndryshimin e ligjit themelor të vendit dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pas 6 muajsh. Më pas Parlamenti i ri do të duhet të përcaktojë datën për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Javën e kaluar ushtria e Egjiptit rrëzoi nga pushteti Presidentin e vendit Mohammed Mursi, pezulloi përkohësisht veprimin e Kushtetutës dhe e ngarkoi Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të vendit, Adly Mansour, me detyrat e Kryetarit të shtetit për një periudhë tranzitore.