Siç njoftoi sot radio kombëtare bullgare, trupi i pajetë i Mitropolitit u gjet në breg të detit pranë Varnës.

Aktualisht policia po heton ngjarjen tragjike, dhe siç njoftuan efektivët e policisë po shqyrtohet edhe versioni i një vdekjeje të dhunshme.

Mitropoliti i Varnës Kirill u lind më 8 qershor të vitit 1954. Pas vdekjes së Patriarkut Maksim, më 10 nëntor të vitit 2012, ai ishte Tenens Locum i Arshit Patriarkal.