Aktualisht është raportuar vdekja e 1.000 vetëve. Përveç kësaj, sipas të dhënave zyrtare, rreth 4.500 të tjerë cilësohen ende si të zhdukur pa lënë gjurmë. Autoritetet kanë ndërmend të vazhdojnë kërkimet deri në 15 korrik. Pas kësaj date të gjithë njerëzit, që nuk do të gjenden, do të shpallen të vdekur.

Këtë vit sezoni i shirave në vend nisi një muaj më herët se zakonisht. Shirat e dendur që vërshuan mbi shtetet veriore të Indisë gjatë gjysmës së dytë të qershorit ishin dhe shkaku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.