Deputetët e akuzojnë Kryeministrin për faktin se ai nuk është i aftë të kontrollojë aktivitetin e shërbimeve sekrete.

Politikani do të paraqitet përpara ligjvënësve më 10 korrik: deputetët kanë ndërmend të kërkojnë shpjegim për faktin që Jean-Claude Juncker lejoi vendosjen e pajisjeve të përgjimit në zyrën e tij.

Jean-Claude Juncker që nga viti 1995 është Kryeministër i Luksemburgut, ndërsa në periudhën e viteve 2005-2013 ka qenë Kryetar i Eurogrupit - Klubit të ministrave të financave të zonës së euros.