"Ne jemi në dijeni të kërcënimeve dhe fyerjeve që anëtarët e Partisë "Svoboda" kanë shprehur në adresë të hebrenjve, rusëve dhe popujve të tjerë. Këta njerëz marrin për shembull nazistët dhe haptazi heroizojnë masakrat e kryera nga ana e divizionit ukrainas SS", thuhet në letër.

Deputeti Nissim Zeev tha në një intervistë për "Zërin e Rusisë" pas nënshkrimit të peticionit drejtuar Parlamentit Europian: "Nëse ne nuk veprojmë tani, do të vërshojnë lumenj gjaku. Duhet ndalur nazizmi sa nuk është tepër vonë".