Numri i përgjithshëm i të prekurve nga goditja e të nxehtit, duke filluar që nga maji i këtij viti, tashmë rezulton më shumë se 7 mijë persona, shifër kjo rreth 2.4 herë më e lartë se ajo e një viti më parë. Pothuajse gjysma e të hospitalizuarve janë persona të moshës nga 65 vjet e më shumë.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat më të larta se 30 gradë Celsius do të vazhdojnë deri në fund të javës në Japoni.