Sipas fjalëve të përfaqësuesve të kompanisë ajrore, difekti në avion u zbulua rreth dy orë pasi avioni ishte ngritur në ajër. Në bord ndodheshin 236 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit.

Të shtunën një tjetër avion "Boeing 777" i Asiana Airlines, i cili po fluturonte drejt San Francisko-s, u rrëzua gjatë uljes. 2 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 180 pasagjerë u shtruan në spital. Disa prej tyre janë ende në gjendje kritike.