Një burim në shërbimin mjekësor të Kajros konfirmon vdekjen e 15 personave.

Ushtarakët njoftojnë se ka humbur jetën një ushtar dhe 40 të tjerë janë plagosur gjatë përpjekjes së një grupi terroristësh për të sulmuar kazermat, ku mbahet Presidenti i rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi.