Sipas fjalëve të gjeneralit, problemi qëndron në faktin se lufta në Siri është shndërruar në një konflikt rajonal, në të cilin tashmë janë përfshirë edhe Iraku me Libanin. Ndërkohë, rolin kryesor në këtë konfrontim në të dyja anët e kanë marrë në dorë ekstremistët.

Siç shpjegoi Dempsey, situata siriane nuk është vetëm një kryengritje popullore kundër diktatorit, por dhe rivalitet i ashpër, në mos konflikt i mprehtë mes dy degëve të Islamit - sunite dhe shiite.