Në spitalin lokal njoftuan se 5 të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, rrezik për jetën e viktimave të tjera nuk ka.

Sipas të dhënave të policisë lokale, autobusi për arsye ende të panjohura rrëshqiti në një hendek dhe mori anën. Për shkak të dëmtimit e deformimit të automjetit pasagjerët u ndodhën të bllokuar brenda, nga ku ata u nxorrën me ndihmën e pajisjeve të veçanta.

Një nga arsyet e aksidentit mund të jetë fakti se autobusi ishte ngarkuar në mënyrë të parregullt, pothuajse të gjithë udhëtarët ishin ulur në të djathtë të kalimit qendror.