Deri më tani Lideri i Kubës nuk i kishte komentuar ngjarjet e lidhura me përndjekjen e Edward Snowden.

Një ditë më parë Nikaragua, Venezuela dhe Bolivia deklaruan se janë të gatshme t’i japin azil politik ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, i cili fshihet nga SHBA-ja në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës.

Në rast se Edward Snowden vendos të fluturojë në një nga këto vende, rruga e tij ka shumë mundësi të kalojë nëpërmjet Havanës, ku çdo javë realizohen fluturime direkte të kompanisë ajrore ruse "Aeroflot", edhe pse rruga e tyre shpesh kalon mbi hapësirën ajrore të SHBA-së.