Kim Il-Sung ndërroi jetë më 8 korrik të vitit 1994.

Për të shënuar këtë datë Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, vizitoi varrezën e udhëheqësve të lartë të Koresë së Veriut dhe i bëri nderimet e rastit "liderëve të mëdhenj", Kim Il-Sung dhe Kim Il-Jong, thuhet në njoftimin e një agjencie lajmesh koreanoveriore.

Mediat e Koresë së Veriut po publikojnë artikuj, në të cilat shprehet admirimi për aktivitetet e Kim Il-Sung dhe përmbahen thirrjet për të mbrojtur arritjet e "themeluesit të madh".