Në mbledhjen e vet në York Sinodi nënshkroi raportin, ku kërkohet ndjesë për rastet e abuzimit seksual me fëmijët nga dy priftërinj në vitet ‘70 dhe ‘90 të shekullit të kaluar. Pikërisht këto raste u bënë shkas për fillimin e hetimit brenda Kishës.

Në raport pranohet se në Kishën e Anglisë është zhvilluar një kulturë, e cila fuqimisht pengon hetimet lidhur me njoftimet për kryerjen e krimeve të këtij lloji.