Teresa Heinz Kerry u shtrua në spital të dielën ditën dhe mbeti atje në gjendje kritike deri në mbrëmje. Sekretari i Shtetit, John Kerry, siç u njoftua nga Agjencia Reuters, e cila citon një burim të afërt me familjen, ndodhet pranë saj në spital.

John Kerry u martua me Tereza Heinz, të venë e ish-Senatorit John Heinz në vitin 1995. 74-vjeçarja Heinz Kerry ka trashëguar një pasuri të madhe dhe është e njohur për veprimtarinë e saj të bamirësisë.