Ristudimi i 25 sistemeve yjore tregoi se në 7 raste nuk bëhej fjalë për planete, por për yje shoqëruese të panjohura më parë. Artikulli i shkencëtarëve është pranuar të publikohet në revistën "Astronomy & Astrophysics".

Në artikullin e astronomëve theksohet se janë kontrolluar yjet që kishin qenë objekte të verifikimeve të mëparshme. Testet e zhvilluara paraprakisht mundësuan përjashtimin e rreth 83% të yjeve të dyshimtë, por edhe lista prej 17% të yjeve nuk rezultoi të ishte lista përfundimtare e yjeve me exoplanete.

Sipas vlerësimeve të autorëve të studimit të ri, një e treta e raporteve të fundit rreth zbulimit të planeteve mund të jenë të gabuara.