Komandanti i Xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiç, deklaroi se të dielën në mbrëmje një grup kosovarësh depërtoi në territorin e Serbisë për prerjen e pemëve në pyll. Kontrabandistët hapën zjarr me armë mbi patrullën serbe që i zbuloi ata. Policët iu kundërpërgjigjën me zjarr.

Policia e Kosovës tha se gjatë përplasjes së armatosur u plagosën 6 banorë të krahinës.